Shakira feston me Pique, hedh poshtë zërat se e tradhton me Malumën

Gratë dhe të dashurat e lojtarëve të Barcelonës festuan fitoren e kampionatit. Barcelona është shpallur kampione e La Liga për herë të 26-të në historinë e saj. Një triumf që u festua deri në orët e para të mëngjesit, ku pjesë e festës ishin padiskutim heronjtë e kësaj skuadre.

images

Por në një festë të tillë nuk mungonin edhe ata që i frymëzojnë këta futbollistë, partneret e tyre, shkruan Lapsi.al. Këngëtarja Shakira, gruaja e Gerard Pique ishte e pranishme në festën që bëri skuadra për fitoren e madhe. Kështu hodhi poshtë fjalët se çifti ishte në krizë dhe Shakira e tradhtonte futbollistin me Malumën.