Sezoni i nuseve VIP/ Sekrete grimi nga Merita Merja!

Grimierja e famshme e vajzave VIP e jo vetëm, Merita Merja pasi shijoi suksesin me produktet e saj ekskluzive, ajo s’di të ndalet.

Mjeshtrja jo vetëm e grimit por edhe e extensions & gërshetave po përgatitet për të publikuar librin e saj të parë, brenda të cilit do të gjenden sekretet e artit të saj të bukurisë.

Merita Merja është emër i konfirmuar në botën e së bukurës, është e pakrahasueshme dhe brand autentik që e njohin gjjthandej, madje edhe jashtë kufijve shqiptarë. Suksesi i artistes së parukerisë dhe grimit ka arritur majat, ndërkohë që edhe produktet e personaliziara të Merjes marrin vëmendje gjithnjë e më shumë.

Në lidhje me produktin e bukurisë që është lançuar nga Merja pas “Glam By Merita”, dhe që është “Eternity Palette”, artistja e grimit ka treguar se paleta e saj përmban 21 tone, ku secili ton ka emrin specifik, që ka një domethënie të veçantë.

Ndërkohë Merita është shumë e zënë këtë sezon vere, pasi shumë nuse VIP apo jo, ia kanë besuar asaj pamjen në ngjarjen më të rëndësishme të jetës. Përdorimi i toneve të ngjyrave moderne pa e rënduar pamjen e nuses, është dhe sekreti që nuset VIP, të duken si modele të dala nga kopertinat e revistave.