
Seven Saraçi bën këngë raportin intim me një vajzë
Thuajse të gjitha këngët e tij i dedikohen një vajze. Seven Saraçi është nga ata këngëtarë që fokusin e muzikës së tij e ka te dashuria. Këngëtari së fundmi ka publikuar edhe një këngë të cilën e ka publikuar vetëm në Instagram. Ai e ka lansuar projektin e tij të ri vetëm në versionin audio, ndërsa kënga flet per një raport intim mes një vajze e një djali, shkruan Prive. Së fundmi ai ka publikuar këngën “Maria” në bashkëpunim me këngëtaren Tuna Sejdiu, e cila lançoi këngën me Sevenin pak pasi u rikthye në muzikë pas një viti e gjysmë pauzë.