S’është ashtu siç duket/ Ronela Hajati provoi torturë gjatë skenave erotike të klipit të ri
Ronela Hajati publikoi të shtunën klipin e saj më të ri të titulluar “Maje Men”. Në rolin e mbretëreshës së xhunglës, Ronela shfaqet në disa skena të nxehta pranë një modeli seksi. Por si ishin prapaskenat e xhirimeve të klipit?
“Na ka tharë shpirti nga i ftohti”, shkruan Ronela poshtë një videoje ku ajo dhe modeli po i rezistojnë me vështirësi të ftohtin gjatë xhirimeve.