Sendet personale të Elton John shiten në ankand me vlera marramendëse

Artikujt personalë të ikonës së muzikës janë shitur në New York për gati 8 milionë dollarë. Pianoja e John mori më shumë se 200 mijë dollarë dhe syzet e diellit, një element kyç i pamjes së këngëtarit, u shitën për 22 680 dollarë, dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar. Shumica e artikujve vijnë nga shtëpia e tij luksoze në Atlanta.

Së fundmi Elton John ka vendosur të shesë apartamentin e tij luksoz prej 1200 metrash katrorë në lagjen e famshme Buckhead të Atlantës pas 32 vitesh. Apartamenti ndodhet në katin e 40-të të kullës së ‘Park Place’ dhe agjensia e pasurive të paluajtshme e cila e ka nxjerrë në shitje është Sotheby’s International Realty. Apartamenti vlerësohet të kushtojë rreth 5 milionë dollarë.

Performanca e fundit e legjendës së muzikës në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u përshëndet nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen. Këngëtari i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road. Fansat e kanë cilësuar performancën e John një triumf.

Koncerti përmbyllës u ndoq nga bashkëshorti i tij David Furnish dhe fëmijët e tyre, si dhe miq të famshëm duke përfshirë David Walliams dhe Spice Girls. Yjet duke përfshirë Paul MCcartney, Taron Egerton dhe Andrew Garfield u panë gjithashtu në prapaskenë duke parë shfaqjen përpara se të merrnin pjesë në afterparty-n e Elton.

Balkanweb