Sëmundja që i mori jetën aktores së njohur e Hollywood-it

Ajo vuante nga pneumonia. Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Doris Day ka vdekur sot në moshën 97-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj është dhënë nga fondacioni i saj, “Doris Day Animal”, përcjell rtv21.tv Në deklaratën e dërguar thuhet se ajo kishte një shëndet të mirë në krahasim me moshën e saj, deri kohëve të fundit kur iu konstatua edhe një rast serioz i pneumonisë. Aktorja është e famshme për rolet e saj në vitet e ’50 dhe ’60-të si pjesë e filmave: Pilloë Talk, Love Me or Leave Me dhe The Man Who Knew Too Much. Doris May u martua katër herë, por kishte vetëm një fëmijë, Terry Melcher, i cili vdiq në vitin 2004 pasi që vuante nga kanceri. Pavarësisht asaj që ishte aktore, Doris ishte edhe një këngëtare, dhe ka rrëmbyer çmime “Grammy”./21Media