Selena Gomez e marrosur pas një “StarBoy” si The Weeknd, sprovat që po kalojnë çifti i këngëtarëve në 1 vit lidhje
Mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar si e dashura perfekte, pasi po kalon shumë sprova dashurie në gati një vit lidhje dashurie me djalin kanadez, të identifikuar në muzikë si The Weeknd. Selena Gomez dhe Abel Makkonen Tesfaye komentohen si çifti më i bukur i showbiz-it botëror, të cilët disa ditës po dëshmojnë me sjelljet e tyre se e duan vërtet njëri-tjetrin. 25 vjeçarja po përpiqet që pavarësisht impenjimeve të shumta në karrierë, t’i përkushtohet në maksimum lidhjes me djalin e ëndrrave për çdo vajzë duke lënë pas dore karrierën e saj si këngëtare. Kështu pasi e ndoqi të dashurin e saj në turneun që mbajti në 10 vende të ndryshme të botës, Selena ka udhëtuar nga New York-u, për në fshatin Greenwich, një udhëtim që i zgjati 5 orë e 40 minuta. Kështu lidhja në distancë po kthehet në fobi për 25 vjeçaren, pasi ajo ka zgjedhur që të mos kalojë asnjë moment pa qenë në krah të të dashurit. Vetë Selena ka rrëfyer në intervistat e saj, se deri tani nuk ka munguar në asnjë koncert të të dashurit. E pyetur për ndjenjat që ka ndaj The Weeknd ajo është shprehur: “Kam kohë pa u ndjerë kështu”. Artisti 27 vjeçar që ka emrin e lindjes Abel Makkonen Tesfaye, i njohur profesionalisht si The Weeknd, është këngëtar kanadez, kompozitor dhe producent mjaft i pëlqyer nga vajzat e showbiz-it.
Ditari i netëve të zjarrta të çiftit, dhe pushimet luksoze nga SHBA në Europë
Në 14 shkurt u publikuan fotot e Selenës dhe Abelit, ndërsa pushonin në një jaht luksoz në Marina Del Rey, në Kaliforni. Sipas mediave Star Leight kushton rreth 85,000 Dollarë për qiranë e një jave. Fotot e ditës së dashurisë hapin ditarin e netëve të nxehta të çiftit nga një vend në tjetrin. Në 21 shkurt 2017 Selena postoi në llogarinë e Instagram-it një foto ku shfaqej e veshur me një këmishë nga linja e veshjeve të The Weeknd. Në 26 shkurt ajo iu bashkua Abelit në turneun e tij “Starboy” nëpër Europë. Më 18 mars çifti u panë në qytetin e tij Toronto, për një fundjavë romantike që e shfrytëzuan për të pare filmat dhe shfaqjet teatrore të momentit. Në 15 prill u fotografuan duke u puthur në Coachella, ndërsa në 1 maj Selena dhe The Weeknd më në fund bënë parakalimin e tyre si çift në tapetin e kuq të “Gala 2014” në New York City. Selena Gomez, e datëlindjes 22 korrik 1992 ka lindur në Texas, SHBA nga babai meksikan Ricardo Gomez dhe nëna italiane, Mandy Teefy, e cila ishte një këngëtare në skenat e Amerikës. Kur Mandy ishte 16 vjeçe solli në jetë Selenën, e cila u bë e famshme që fëmijë. Selena Marie Gomez, është një këngëtare dhe aktore amerikane, e cila e filloi karrierën në serialin “Magjistarët” për t’u pasuar nga shumë filma tjerë. Para se të bënte debitimin në “Walt Disney”, kishte rol në Barni në një serial për fëmijë, që në vitin 2002.