Sekreti i 19 vjeçarit që jeton në rangun e djemve të Hollyvood-it, pse lakmohet sot nga stilistët
Salman Yousra është modeli, aktori dhe blogeri i ri në botën e modës, i cili ka lindur në 26 shkurt të 1999 në Marbella të Spanjës. Që në moshën 15-vjeçare ai u kthye në djalin e preferuar të të rinjve në Instagram, moshë kjo kur ai nisi karrierën e tij profesionale ndërkombëtare, duke punuar me stilistët të famshëm. Aktualisht 19 vjeçari është në listën e 100 emrave më influence në botën e modës. Vetëm në vitin 2018 ai ka bashkëpunuar me marka si; Dsquared2, Pepe jeans, Levis, etj ndërkohë që portreti i tij i imët është kthyer në imazhin më të lakmuar nga stilistët sot. Për këtë arsye ai bën jetë si djalë Hollyvood-i. Në fund të shkurtit udhëtoi në Marrakech për të festuar 19 vitet e tij me familjen, ku vizitoi restorantin e modës “Le palace marrakech”, i vizituar nga gjithë yjet e Hollywood-it. Tani në moshën 19 vjeç ka më shumë se 140 mijë ndjekës në Instagram, dhe Ai njihet e pranohet në eventet ndërkombëtare si yjet e Hollyvood-it. Salman qëndroi në një nga hotelet më të mira marokene “Movenpick Marrakech”, për t’u kthyer sërish në Spanjë për shkak të axhendës së zënë të artistit. Ai gjithashtu vizitoi restorantin mesdhetar të hotelit, ku organizoi një festë private. Ai gjithashtu vizitoi disa nga vendet karakteristike të Marrakech, pa humbur udhëtimimin me deve në Palmeral. Mediat spanjolle shkruajnë shumë për të duke e komentuar si djali me tiparet e thjeshta që po orienton botën e modes drejkt këtij portreti mashkullor.