“S’besoj në martesë”- I mori gruan shokut milioner, Simon Cowell i ulet në gjunjë të dashurës së tij pas 8 vitesh romancë!

Simon Cowell i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, pas një romance tetëvjeçare.

62-vjeçari dhe partnerja e tij Lauren Silverman raportohet se janë fejuar.

Çifti, që janë në një lidhje nga viti 2013 dhe mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, djalin Eric në shkurt 2014, u fejuan në prag të Krishtlindjeve në Barbados, vendi ku u takuan për herë të parë.

Coëell dhe 44-vjeçarja kishin dalë për shëtitje së bashku në plazh kur ai iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë në prani të Eric dhe djalit të madh të Silverman, Adam, 16-vjeç.

“Të dy janë super të lumtur”, tha burimi pranë çiftit për People. “Ata janë bashkë për një kohë të gjatë tani dhe e adhurojnë njëri-tjetrin, kështu që nuk është një surprizë e madhe për miqtë e tyre të ngushtë.”

Pavarësisht se më parë kishte këmbëngulur se ‘nuk besonte’ në martesë, Cowell mesa duket ndryshoi mendim kur ra në dashuri me Lauren.

Simon u takua me Lauren kur ajo ishte ende e martuar me milionerin Andreë Silverman.

Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2013 dhe jeta e Simonit ndryshoi në fund të korrikut, kur dolën lajmet se Lauren ishte shtatzënë.

“Unë s’jam krenar për rrethanat, s’mund ta mbaj kokën lart për këtë. Shtatzënia nuk ishte e planifikua. Unë thjesht e doja absolutisht atë. Thjesht nuk e kisha ditur më parë”, tha ai në një intervistë për Mail në vitin 2015.

Simon ka deklaruar më parë se ‘nuk besonte në martesë’ dhe shqetësohej se çfarë do të ndodhte me pasurinë e tij nëse i jepte fund beqarisë.

Krijuesi i X Factor, i cili ka një pasuri prej rreth 600 milionë dollarësh, tha në vitin 2008: “Unë s’besoj në martesë. E vërteta është se nëse martohesh në 1 ose dy vite t’i zhvasin lekët. Thjesht s’do funksionojë.”

Ai ka qenë më parë në romancë me emra të njohur si: Sinitta, Jackie St. Clair dhe Terri Seymour.

/Panoramaplus.al