Sarpi dënohet me 4 vjet burg për trafikim droge, pjesë e bandës edhe një aktore shqiptare
Aktori i njohur për rolin e Sarpit, Çağatay Ulusoy, së bashku me një rrjet të gjerë trafikantësh, ka përfunduar në pranga. Lajmi vjen sot nga mediat turke, të cilat shkruajnë se një grup trafikantësh droge, përfshirë edhe aktorin e njohur, kanë përfunduar në pranga. Po me të njëjtën akuzë është vënë nën arrest edhe aktorja me origjinë shqiptare, Gizem Karaca, pas një aksioni policor që përfshiu edhe shumë emra të njohur. Në njoftimin e policisë, aktorët akuzohen për trafikimin e një sasie të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, dhe rezultojnë të dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg me akuzën e trafikimit të drogës. Pritet që vendimi të dërgohet në Gjykatën e Apelit.