Sarës i “plasën” ujërat por shakanë që i bëri ajo Ledrit mos ja bëni kurrë partnerit tuaj

Ledri Vula dhe partnerja e tij presin të bëhen prindër së shpejti, teksa Sara ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë. Gjithsesi duket se kjo e fundit, faktin që reperi pret me padurim të vijë në jetë vajza e tyre, e ka shfrytëzuar së fundmi për një “prank”, ose ndryshe një lojë, e cila është sa për të qeshur aq edhe “mizore”.

Me anë të një video-je të postuar në profilin e saj në Instagram, Sara ka ndarë me ndjekësit momentin kur ka vendosur që të bëjë sikur i kanë plasur ujërat, proçes që siç mund ta dini ndodh para lindjes dhe thërret Ledrin për ndihmë. Edhe pse e mban të qeshurën me shumë vështirësi, reperi e beson dhe gëzohet shumë kur e sheh, duke i thënë fjalë dashurie dhe duke u përpjekur të kujdeset për të. Natyrisht pak edhe në dilemë se çfarë bëhet në këto raste.

Kjo zgjat për pak çaste, deri në momentin kur Sara nuk e mban dot më të qeshurën dhe Ledri e kupton që është shaka, duke parë telefonin që po i regjistron dhe sigurisht duke i premtuar që do t’ja kthejë “prank”-un më keq.

Ndërkohë Ledri ka kërkuar ndihmën e ndjekësve edhe në Instagram, për mënyrën si duhet t’i kthejë “nderin” partneres.

Gjithsesi, vlen të thuhet që nuk duhet ta provoni këtë në shtëpi!

/News31