Sarah dhe DJ PM po shijojnë romancën jashtë BBV, nisin pushimet bashkë. Ja cilin destinacion ka zgjedhur çifti

Blogerja Sarah Berisha dhe DJ Pajtim Krasniqi, të cilët u njohën dhe nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se po e shijojnë edhe jashtë lidhjen e tyre.

Sarah së fundmi ka udhëtuar drejt Kosovës për të shijuar disa ditë pushime me DJ PM.

Blogerja e zbuloi vetë në rrjetet sociale se çifti kanë zgjedhur Bogën. Një ndalesë ata e kanë bërë edhe në Prishtinë.

Në një video Sarah shihet me PM në makinë.