Sara & Ledioni pushime përrallore me djalin në Maldive (FOTO)

Sara Hoxha ka nisur tashmë pushimet e para këtë fillim maji me familjen e saj, bashkëshortin Ledion Liço dhe vogëlushin London.

Sara-1

Pak ditë më parë, “iconstyle.al” zbuloi se trashëgimtarja e “Top Channel” ka zgjedhur ishujt Maldive për të kaluar disa ditë relaksi shumë larg Shqipërisë.
Ndërkohë sjellim fotot ekskluzive ku po qëndron familja, të cilët duken shumë në formë, të relaksuar dhe të lumtur.

Sara-2

“Tipike për një arratisje romantike”, përshkruhen ky resort në faqen zyrtare të tij, ku thuhet gjithashtu se ka marrë aprovimin e Princit William dhe Dukeshës së Cambridge Kate Middleton, dhe ka pasur shumë të ftuar nga familja mbretërore, shkruan i njëjti burim. Le të presim fotot e tjera nga pushimet përrallore të familjes!