Sara Hoxha pranon ndërhyrjet në fytyrë dhe tregon arsyen pse i bëri

Në foton e fundit të Sara Hoxhës, ndjekësit vërejtën ndryshime në portret. Një prej tyre ia ka vënë këtë në dukje Sarës, duke i thënë se ndonëse edhe tani duket bukur, më parë ishte e mrekullueshme falë origjinalitetit.

Pasi e ka falenderuar, trashëgimtarja e Top Media ka shpjeguar çfarë e ka shtyrë drejt këtij vendimi. Ajo është shprehur se që në moshën 18-vjeçare, ka ndryshuar komplet trupin. “Edhe unë këtë mendoja më parë”, ka shkruar Sara duke iu referuar komentueses. “Kam trashëguar shumë tipare dhe gene nga prindërit, dyshoj se botoksi është vërtetë ai që ka rëndësi. Veshim të njejtat këpucë, të njejtat rroba dhe jemi në një platformë prodhimi në masë.

Pse duhet të këmbëngul për të qenë origjinale, kur mund të kujdesem për diçka që më bën të ndihem më mirë me veten? Gjithkush bën zgjedhjen e tij në jetë; zgjedhja ime ishin mbushësit e fytyrës”, ka sqaruar Sara, duke mos lënë mënjanë dozat e humorit. Trashëgimtarja e Top Media është treguar gjithmonë e hapur lidhur me ndryshimet në fizik, siç ishte dhe humbja drastike e peshës disa vite më parë. Sara duket vërtëtë bukur, apo jo?

News31.al