Sara Hoxha flet për ‘problemin’ gjatë adoleshencës, çfarë vunë re ndjekësit në trupin e saj
Sara Hoxha publikoi në profilin e saj në Instagram një foto nga plazhi, por një detaj në trupin e saj nuk shpëtoi pa vëmendjen e ndjekësve të saj ‘detajist’.
Pikërisht bëhet fjalë për strijat, që ajo nuk e vrau mendjen t’i mbulonte, sepse mesa duket për të nuk përbëjnë problem, dhe nuk ka aspak komplekse.
Nxitur nga komentet e ndjekësve, Sara sqaroi në një postim tjetër se strijat nuk janë problem i shtatzënisë, por si pasojë e lëkundjeve në peshë gjatë periudhës së adoleshencës.
“E Para: Këto quhen strija dhe jo celulit. E dyta: Nuk më janë bërë tani gjatë shtatzënisë ( mendoj është akoma herët), por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës. E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu që më mirë duajini ato dhe ndihuni të lumtura me lëkurën tuaj”.