Sara Hoxha bën deklaratën më të bukur të dashurisë për Ledion Liçon

Moderatori i njohur Ledion Liço prezantoi sot natën e parë të betejave “live” të fëmijëve të talentuar në garën e “The voice kids Albania”. Ndërkohë që Ledioni prezantonte këtë natë të gjatë dhe plot emocione në ekranin e “Top Channel”, partnerja e tij Sara Hoxha bëri një postim në Instastory, ku sipër fotove të Ledionit në skenë kishte bërë një dedikim dashurie të mrekullueshëm.”Wasn’t looking for love till i found you” (Nuk po kërkoja për dashuri derisa të gjeta ty). Sara ka gjetur veten në këtë varg të bukur të këngës “For you” të Rita Orës dhe Liam Payne, kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”. /Story.al/