Sandalet e Arbanës nuk duken shumë, se e merr vëmendjen fustani, por kushtojnë aq shumë
Arbana Osmani është komentuar shumë për pamjen e saj sonte, kur në natën e radhës live të ‘Big Brother VIP’, u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë vishnje, shumë seksi.
Bashkëpunimi për veshjet e saj, siç ka lajmëruar shumë më herët është me LiaStublla. Sandaleve ama ju dha një vëmendje të veçantë, pasi i postoi në story duke zbuluar markën.
Me një kërkim, zbuluam që takat e Arbanës, të markës Alexandre Vauthier, kushtojnë plot 1935 dollarë.
Ajo ka zgjedhur versionin rozë të tyre, të cilat kanë edhe kristale në pjesën e sipërme.
Arbana ka pyetur shpesh ndjekësit, para se të niste zyrtarisht spektakli, mbi blerje të markave shumë të njohura dhe duket se disave prej tyre nuk i ka rezistuar./revistawho.com