Samanta Karavella ia tregon vetëm Gent Fatalit, kimia që po e mban të lidhur fort me reperin
“Si ai” është klipi më i ri i këngëtares Samanta Karavella, e cila mori famë të jashtëzakonshme me duetin “Na e dina”, në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Gent Fatali. Pavarësisht projekteve të reja, Samanta dhe Genti duket se po përjetojnë një lidhje të bukur si artistike ashtu dhe sentimentale, pasi shihen kudo bashkë. Ata i marrin ftesat çift në koncerte, siç ishte ai i “Moscow” club në Tiranë. Ra në sy fakti që gjatë deputimit nuk ia ndanin sytë njëri-tjetrit, ndërkohë që dhe veshja e Samantës ishte pak më e guximshme kësaj here sa i takon dekoldesë. Përballë Gent Fatalit ajo e ekspozon gjoksin poshtë veshjes rozë, gjë që nuk e bën kur i bie rasti të këndojë me reperat e tjerë nga Kosova. Edhe në këngën e tyre “Na e dina” sipër një ure ata i dedikonin këngë një ndjenje të bukur dashurie që lind mes dy të rinjve, dhe që vetëm ata e dinë sa e fortë është. Samanta dhe Gent u njohën për këtë projekt muzikor, dhe duken një çift shumë simpatik. Fatali konsiderohet një nga këngëtarët e gjeneratës së re në Kosovë, brezi që po punojnë fort për të mundur më të vjetrit. Tashmë ai dhe Samanta konsiderohen çifti më i ri i show bizz-it shqiptar, nisur nga afrimiteti që shkëmbejnë në skenat e tij, por edhe nga rrëfimet e miqve për jetën e tyre të përditshme. Përveç udhëtimeve të shpeshta në Tiranë dhe Prishtinë, ata kanë hobi të përbashkët palestrën. Reperi më parë ka qenë nën menaxhimin e kompanisë “Authentic”, ndërsa tani nga “MaxProduction”, e njëjta kompani që menaxhon Samantën.