Saimiri e eleminoi, Ariana paralajmëron: “Rrugëtimi im nuk ka mbaruar”

Ariana ishte vajza e fundit që u eleminua nga Saimiri në programin “Love Story”. Edhe pse dyshja u shfaqën në momente romantike, Saimiri u shpreh se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa tërheqje fizike dhe prandaj e eleminoi.

Pas eleminimit, Ariana publikoi një foto të sajën në Instagram. Ajo ka falenderuar njerëzit për mbështetjen, ndërsa ka premtuar se rrugëtimi i saj në televizion nuk ka mbaruar.

“Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet dhe komentet e pafundme që kam marr që nga fillimi i këtij rrugëtimi e deri sot! Jam mirënjohëse të gjithë stafit, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe mbështetësve të mi! Jam shumë e lumtur që kam fituar simpatinë dhe zemrën e mijëra njerëzve dhe ju premtoj që rrugëtimi im nuk ka mbaruar, përkundrazi sapo ka filluar”, shkruan Ariana.