Sabiani dhe Bora Zemani i bashkohen trendit të kësaj vere, po ju do guxonit?

Me nisjen e verës, kanë filluar të shfaqen edhe trendet e fundit të flokëve apo të veshjeve.

Tani personazhet e njohur të ekranit, këngëtarë, moderatorë e prezantuesë po i shohim të bëjnë gjithnjë e më shpesh ndryshime duke na habitur me transformimet e tyre.

Së fundmi ra në sy ndryshimi që bëri këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku, Sabiani i cili u shfaq me flokët ngjyra-ngjyra, si reperi i njohur amerikan Tekashi.

Flokët me ngjyra duket se do të jenë trend pasi edhe Bora Zemani e ka bërë një ndryshim të tillë.

Prezantuesja bukuroshe u shfaq me flokët gërsheta dhe me ngjyra në foton e re të publikuar në Instagram dhe ky model i shkon shumë.

Na mbetet të shohim se cilët VIP-a të tjerë do të guxojnë të bëjnë këtë ndryshim së shpejti.