Rudina Magjistari jo luks të ekzagjeruar për 1 vjetorin e vajzës, detajet e festës së thjeshtë
Gëzuar ditëlindjen, Mias sime të ëmbël, vajzës që më rrëmbeu zemrën, sapo e pashë për herë të parë! E që do ta ketë përgjithmonë!”, ishte statusi që moderatorja e njohur e “Tv Klan”, i dedikoi vajzës së saj në 1 vjetorin e ardhjes në jetë. Nga fotot e festës që ka postuar në profilin e saj zyrtar, Rudina çudit me thjeshtësinë e organizimit, duke refuzuar kështu luksin e egzagjeruar siç bëjnë personazhet e tjerë publikë për festimet e ditëlindjeve të fëmijëve. Ndryshe nga festat e tyre që duken më shumë si dasma sesa si ditëlindje, Rudina ka preferuar detajet e thjeshta pasi kishte zgjedhur si temë lule qingjin, dhe një fron simbolik, ku presupozohej që Mia e vogël të qëndronte e ulur gjatë festës. Rudina u bë nënë për herë të parë para një viti nga bashkëjetesa me sportistin nga Kosova, Xhavit Bajrami.