Rudina Dembacaj shtatzënë? Çfarë zbuloi moderatorja në ditëlindjen e burrit
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është një prej figurave më të njohura të ekranit shqiptar. Ajo është nënë e një vajze, Viktoria, mirëpo ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Rudina ka lënë vend për dyshime për një shtatzëni të dytë. Aktorja ka uruar bashkëshortin për ditëlindjen e tij dhe në foton e publikuar me të i shkruan: “Edhe 100 dashuria ime, tullaci im, jeta ime, shoku im i ngushtë. Të dua!”., shkruan Panorama Plus. E teksa është duke treguar tortën, aktorja e njohur shton se “një grua e mirë ja taks burrit një çun”. Megjithatë ende nuk dihet nëse Rudina është shtatzënë apo kjo është thjesht një dëshirë e çiftit.