“Rrjeta e merimangës”, trendi i ri i lidhjeve të dashurisë. Çfarë duhet të dimë
Së fundmi, ka një trend të ri edhe tek takimet romantike. Quhet “rrjeta e merimangës” dhe bën bashkë një sërë elementesh.
Ekspertja e takimeve, Emma Hathorn shprehet se kjo lloj taktike ka të bëjë me manipulimin që dikush i bën partnerit duke e bërë pjesë të një marrëdhënieje toksike e të paqëndrueshme.
“Mund të mos e kuptoni që jeni viktimë në fillim. Ju duket sikur keni një lidhje të shëndetshme, por fundi rezulton ndryshe”, shprehet ajo.
Por, çfarë sinjalesh ka një fenomen i tillë?
-‘Bombardoheni’ me komplimente dhe dhurata!
Nëse jeni në hapat e parë të lidhjes dhe merrni pafund komplimenta apo dhurata, kini parasysh se partneri po ju manipulon. Jini vigjilent, gjestet duhet të kenë koherencë.
-Paqëndrueshmëri në sjellje
Nëse shihni se partneri juaj ka luhatje të theksuara humori, më mirë është t’i bëni gjërat të qarta.
-“Gjuha terapeutike”
Ai ose ajo përpiqet t’ju bëjë të besoni se ka diçka që s’shkon me ju, duke ua thënë në mënyrën më të ëmbël, aq sa ju nisni të dyshoni për çdo gjë thoni apo bëni. Nëse ju ulet vetëbesimi, partneri e ka shumë më të thjeshtë t’ju kontrollojë.
Pse praktikohet kjo taktikë?
Edhe pse askush nuk e di që në fillim se me kë ka të bëjë, fakti që disa njerëz janë të tillë lidhet me pasigurinë në vetvete, narcizmin apo trauma të së kaluarës.
Mësoni të dalloni sjelljet toksike në marrëdhënie dhe jini të prerë, mos i ulni standardet tuaja. Duajeni veten fillimisht e pastaj kërkojeni dashurinë tek dikush tjetër. Stabiliteti juaj emocional vjen para gjithçkaje. E ç’kuptim ka të qëndroni me një njeri që nuk ndikon pozitivisht në humorin tuaj?!/tvklan.al