Rrëfimi i rrallë i Eranda Libohovës: Jam ‘plagosur’ një herë në jetë, ai iku në Amerikë

Eranda Libohova është bërë pjesë e ekranit në një moshë të vogël. Këngët e saj na kanë shoqëruar prej vitesh dhe shumë prej tyre kujtohen me nostalgji.

Së fundmi teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Siluete” ajo ka folur për jetën e saj private dhe marrëdhënien me motrën e saj, këngëtaren e dashur për publikun, Irma Libohova. Ajo tregoi se në jetën e saj është plagosur vetëm një herë dhe ‘shërimi’ i saj ishte muzika.

“Jam plagosur një herë në jetën time. Qaja dhe dëgjoja Toni Braxton, pasi ai iku në Amerikë,” tha këngëtarja. Ajo gjithashtu tregoi se personi që i hapet më shumë për jetën e saj private është mikja e ngushtë, e cila është me profesion ekonomiste. Më pas shtoi se me motrën e saj të madhe Irmën nuk flet shumë pasi diferenca e madhe në moshë i ka bërë disi më të ftohta.“Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën.

Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,” shprehet Eranda, shkruan Who. Pavarësisht diferencës në moshë, Eranda dhe Irma do të jenë gjithmonë dy nga motrat më të ëmbla të ekranit shqiptar.