Rrëfimi prekës i Klodiana Shalës: Kam dashur të birësoj një fëmijë, por…
Sportistja me karrierë të shkëlqyer në atletikë, Klodiana Shala, ishte e ftuar të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku rrëfeu se ka pasur dëshirë të adoptojë një fëmijë. Ajo deklaroi se nuk kishte mundësi për të sjellë në jetë një fëmijë për shkak të përkushtimit që kishte ndaj karrierës, ndaj dhe kishte vendosur të shkonte në Shtëpinë e fëmijës për të birësuar një fëmijë. Kjo dëshirë e saj nuk ishte bërë realitet pasi sipas Shalës, mamaja e fëmijës nuk e kishte lejuar ta merrte.“Unë kam një karrierë 20 vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single. Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte gjashtë muajsh dhe sikur e kisha lindur unë. Me sy bojëqielli, bjond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja t’a adoptoja në atë kohë”, tha Klodiana në rrëfimin e saj.