Rrëfimi i një djaloshi seksi si Andos: “Ata sy”, këngë për njeriun që mendoja se ia vlente
Një roker i vërtetë që nga klipi në klip i këndon dashurisë, si një ndjenjë sublime që sjell jo vetëm lumturi, por dhe dhimbje. Kantautori mjaft i pëlqyer nga Kosova ka publikuar klipin e tij më të ri me titull “Ata sy”. Po kujt ia dedikon muzikanti nga Kosova këtë këngë, pra si lindi frymëzimi për t’u ulur e për ta shkruar i përgjigjet për revistën “Story”: “Kësaj here më duhet të them se ka ndikuar jeta në përgjithësi dhe një periudhë e caktuar, të cilën ndoshta po e kaloj për momentin. Nganjëherë shpresojmë në dikë, nganjëherë zhgënjehemi, nganjëherë ndodh që luftojmë për diçka që mendojmë se ia vlen, mirëpo në fund prapë dështon, dhe si rezultat ndodh që e fajësojmë jetën se si na trajton jo në mënyrë të drejtë nganjëherë. E konkluzioni është që çfarëdo vendimi të marrim ne, ndodh që disa gjëra disi janë thjesht jashtë kontrollit tonë për një arsye apo tjetër”, tha ai. Duke folur për krijimet e tij deri tani në muzikë Andos thekson: “Më duhet të them që klipi “Heshtja” dhe “Ata sy” janë ndoshta dhe klipet me të arrira artistikisht mendoj unë në koleksionin tim, në këtë rrugëtimin tim në botën e muzikës deri tani”./Story.al/