Rrëfimi i pazakontë Alban Skënderaj: Prej vitesh keqtrajtohem gjatë fluturimit Firenze –Tiranë

Alban-Skenderaj-2

Për çfarë e ka fjalën këngëtari, lexoni më poshtë statusin e plotë:
Fluturim Firenze -Tiranë. Shqiptarët trajtohen si bagëti!
Po dal disi nga vetja dhe po shkruaj sepse ndihem tmerrësisht keq kur shikoj që për të disatën herë drejtohen nga unë me shpresën dhe iluzionin se mund të bëj diçka ndërkohë që unë, çdo herë jam thjesht një viktime si ata. (Është hera e katërt që më ndodh personalisht ndër vite.) Nuk di kujt t’i drejtoj gishtin edhe pse duket qartë që janë lojra ekonomike të atyre që pasurohen mbi kurrizin e shqiptarëve, të cilët janë të përulur dhe me hallet që kanë e tejkalojnë këtë shqetësim,i cili nuk është dhe fortë i vogël për ta. Prej vitesh gënjehen e keqtrajtohen në vazhdimësi, vijnë në Firenze, bëjnë check-in, rradhë të gjata, kontrollet e ndryshme dhe në fund u thonë: “Do prisni disa orë, do ju rikthejmë valixhet dhe do ju dërgojmë me autobuza drejt një aeroporti tjetër, atij të Pisës, i cili është gati 2 orë larg”. Aty do të fillojë gjithçka nga e para, mund ta imagjinoni. Si përfundim shqiptarët arrijnë në Tiranë, ndoshta orë e orë me vonesë kur i gjithë fluturimi zgjat vetëm 1 orë e 30 minuta. Ka fëmijë, njerëz të moshuar e invalidë! Arsyeja? “Avioni nuk ulet dot në Firenze për shkak të motit të keq”, kur moti aktualisht është i MREKULLUESHËM dhe ndërkohë janë duke u nisur dhjetra avione çdo minutë drejt çdo cepi të botës. Në Pisa ndërkohë moti është i njëjtë për të mos thënë pak më i keq se këtu! Me arrogancë asnjë shpjegim tjetër! Qesharake! E TURPSHME! Dhe vetë punonjësit italianë duken në siklet të madh dhe pranojne që është ABSURDE!
Janë të lira taksat e aeroportit tjetër? Avioni ndodhet në Pisa dhe u shkojnë më lirë autobuzat? Këtë nuk di ta them! Di vetëm që është një tallje dhe keqtrajtim i jashtzakonshëm.
Kjo gjë ka ndodhur me dhjetra herë ndër vite, vazhdon ndodh dhe askush nga shqiptarët që jetojnë në këtë zonë nuk ka mundësi të ngrejë zërin. Imagjinoj çdo ishte bërë nëse kjo do të ndodhte vazhdimisht me italianë, francezë, etj, ndërkohë kur shqiptarët paguajne njësoj madje edhe më shumë!
E di që ka padrejtësi edhe më të mëdha dhe një post i Albanit nuk bën diferencën, por ndoshta stimulon sado pak vetëbesimin dhe ndërgjegjësimin edhe për ato dhjetëra e qindra raste të ngjashme, ku shqiptarët trajtohen padrejtësisht si njerëz së kategorisë së tretë jo vetem nga të huajt por dhe nga vetë biznesi e politikat e shtetit të tyre…