Rrëfehet djali i Inva Mulës: E vështirë ta pranoja Hetemin, për mua ai është…


Anthony Çako, djali 23 vjeçar i sopranos Inva Mula nga martesa me kantautorin Pirro Çako është rrëfyer në programin “Jo vetë modë” për veten, të dashurën 17 vjeçare Marie, prindërit, motrën e vogël Nina dhe partnerin e nënës së tij, Hetem Ramadanin. I qetë, shumë i artikuluar dhe me mjaft kulturë, Anthony tregoi se si kishte lënë studimet pas tre vitesh në Londër, për t’iu dedikuar pasionit që e sheh si profesionin e tij, pikërisht muzikës elektronike. Për këtë vendim ngadalë ka fituar edhe besimin e Invës, e cila ka pasur hezitimet e saj. Nërkohë tha se, ka marrë me kohë miratimin e të atit Pirro, i cili e ka spikatur talentin e tij, duke i sugjerur të merret me muzikë në të ardhmen, pasi kjo do të jetë zgjedhja inteligjente e tij. Pyetjet se si i ka marrëdhëniet me partnerin biznesmen të nënës, Ramadanin ai u përgjigj: “Isha 13 vjeç kur ma prezantoi mami, dhe në fakt ishte e vështirë për mua ta pranoja, ashtu siç mund të jetë e vështirë për çdo 13 vjeçar. Pas lindjes në motrës, Ninës gjërat ndryshuan. Mendoj se është një burrë i mirë, me të cilin shpesh bëjmë biseda filozofike në tavolinë”. Për motrën 5 vjeçare Nina, ai tregoi se nisur nga diferenca e moshës që kanë, aq sa grinden aq edhe duhen. “Ajo është shumë xheloze, sidomos për të dashurën time Marie. Mezi pres ta takoj, pasi kemi mundësi të shihemi pak”, tha ai. Duke e parë vetëm nga fotot kuptohet qartë që Anthony ka pasion tatuazhet, pas të cilave u shpreh se është afeksionuar gjatë tre viteve në Londër, pavarësisht faktit se është rritur në Paris.