“Rrahmani reagoi sikur e goditi Majk Tajson”, ish-lojtari i Juventusit vazhdon polemikën

Napoli e cila mposhti në stadiumin “Diego Armando Maradona” Juventusin minimalisht 1-0 me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Lorenco Insinje pas atij faulli të fituar nga lojtari i përfaqësueses kosovare, Amir Rrahmani nga Kielini.

Polemikat vazhdojnë ende edhe pse kanë kaluar dy ditë nga ajo sfidë dhe për këtë çështje ka folur edhe ish-lojtari i bardhezinjve, Moreno Torriçeli i cili deklaron se mbrojtësi kosovar pas asaj goditje të Kielinit ka bërtitur sikur e kishte goditur Majk Tajson:

“Juventusi reagoi pas golit të Insinjes dhe pas pushimit kishte shumë raste. Shkoi në disavantazh me një penallti të dyshimtë. Jam dakord me Pirlon kur thotë se nëse ajo penallti do i akordohej Juventusit, atëherë do të ishte fundi i botës. Më shumë se episodi, kontestoj rregullat. Kielini bën një lëvizje me krahë për të kërkuar kundërshtarin dhe ishte pa fat që e preku në fytyrë, por Rrahmani bërtet sikur mori një goditje nga Tajson. Një reagim pak i tepruar.”

PANORAMASPORT.AL