Ronela Hajati tregon për lidhjen: “Pse vendosa të mos flas”
Mund të themi se Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të komentuara jo vetëm për këngët e saj, por edhe për jetën private. Ajo zgjedh gjithmonë që të vijë me videoklipe të veçanta larg atyre që jemi mësuar të shohim zakonisht dhe prandaj flitet vazhdimisht për projektet e saj.
E ftuar tek emisioni ‘Rudina’, Ronela Hajati përveç muzikës ka folur edhe për jetën e saj private duke shuar kështu kureshtjen e të gjithëve. Kur u pyet se nëse është e dashuruar, Ronela u përgjigj: “Dashuria nuk ka kufi, por unë jam mirë dhe të jesh mirë, për mua ka shumë rëndësi. Unë jam e qetë nuk kam shumë halle, probleme. Jam e fokusuar tek puna kështu që të gjithë ata që duan e marrin mesazhin. Jam në një qetësi shpirtërore nuk më prishet qetësia për momentin”, shkruan Who. Më tej ajo ka shtuar se ka vendosur të mos flasë për jetën e saj deri sa të vijë momenti i duhur, sepse shumë herë fjalët keqinterpretohen. Ndërsa përsa i përket projekteve muzikore, këngëtarja ka thënë se për 3 javë do të nisë xhirimet për këngën e saj më të re.