Ronela Hajati bën rrëfimin prekës për momentet më të vështira në jetë: “Thoja si do mundem të ec!”

Ronela Hajati bën rrëfimin prekës për momentet më të vështira në jetë: “Thoja si do mundem të ec!” Ronela Hajati portretizohet si një vajzë e fortë dhe energjike, kjo falë natyrës së këngëve të saj, por edhe mënyrës si Ronela ka zgjedhur të shfaqet në intervista e dalje publike. Mirëpo, edhe ajo ka momente të vështira në jetë, gjatë të cilave thuajse është dorëzuar. E ftuar në “RTV Dukagjini”, Ronela ka hapur zemrën dhe ka bërë një rrëfim të rrallë rreth dy momenteve më të vështira në jetën e saj.

Artistja e mirënjohur veçoi vitin 2015 dhe 2020 si dy ndër vitet që i cilësoi të tmerrshëm. Duke mos u ndalur te ato që kishin ndodhur, ajo u shpreh se jeta të tronditet kur nuk e pret.

“Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do ec jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua. Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare. Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke çfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh”, tha Ronela.