Rona Nishliu në pritje të ëmbël, këngëtarja e mbajti fshehur shtatzëninë për disa muaj
Këngëtarja kosovare Rona Nishliu, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Vitin e kaluar ajo kurorëzoi dashurinë në vjeshtë, duke u martuar pas pesë vitesh lidhje me partnerin e saj. Por Rona s’kishte treguar asnjëherë se po martohej dhe ceremonia e saj martesore e zuri publikun në befasi. Madje në Nd’rrimin e Natës ajo tregoi pse e kishte mbajtur larg lajmeve faktin që po martohej. Nuk kam mundur ta marr një altoparlant dhe të dal në shesh e të tregoj se po martohem. Asgje s’kam bere ne menyre te fshehte kam bërë martesën edhe të gjithë kanë qenë të ftuar. Nuk jemi tipa që dalim dhe ekspozohemi”, ka thënë Rrona.
“Edhe ceremoninë e kam bërë për dëshirën e prindërve të mi sepse për vete s’e kisha bërë”, ka shtuar Rona për dasmën e saj. Ndërsa tani, pas tetë muajsh në pritje të ëmbël, Rona ka vendosur të rrëfejë se është shtatzënë pikërisht në koncertin e promovimit të albumit të saj “Mindili”, i cili dje e pati edhe debutimin. “Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale.
Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, janë fjalët e shkruara në albumin e Ronës./Prive