Roberti ka një dedikim special për vogëlushen e tij, Nora Istrefi nuk i reziston dot fotos
Në ditën e bijave, edhe këngëtari i njohur Robert Berisha ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim vogëlushes së tij Renee, ashtu si shumë personazhe.
“Ti je dielli, hëna ime dhe gjithë yjet. Ti i jep kuptim jetës sime. Gëzuar ditën e bijave”, shkruan Roberti.
Nora nuk ka mundur dot t’i rezistojë fotos dhe dedikimit. “Reneeja ime e bukur”, shkruan ajo.
Edhe pse është vënë re gjithmonë raporti perfekt pas ndarjes i Norës dhe Robertit, kjo foto tregon edhe një herë se sa mirë shkon dyshja e njohur dhe kur bëhet fjalë për Renee, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.