Robert Berisha tani e konsideron Nora Istrefin thjesht kolege, plani që ka bërë
Muzikanti Robert Berisha, i cili tashmë ka hyrë në treg si këngëtar, po përgatitet ë vijë me një duet me bashkëshorten e tij, Nora Istrefi. I pyetur nga mediat e Kosovës se kur e ka ndërmend të vijë në bashkëpunim me Norën, ai thotë se do e bëjë gjithsesi, por ende nuk ka vendosur ndonjë datë të caktuar. Kjo është deklarata e parë pas lajmeve të fundit se ata janë ndarë përfundimisht, duke e konsideruar tashmë thjesht si kolege. Sa i takon karrierës, Roberti pasi solli dy këngë solo të cilat u pëlqyen nga publiku, këtë herë vjen në bashkëpunim me Nertil Morinën, i njohur si (Nurteel). Në këtë këngë ritmike ai do të interpretojë vetëm refrenin, ndërkohë që në muajin shtator pritet të nisë punën për albumin e tij të pare, që do të përmbajë tetë këngë.