Robert Aliaj për herë të parë me statusin e vjehrrit, fotot familjare me nusen e djalit
“Nga Stokholmi me dashuri” është statusi i fotos familjare të artistit kontravers, Robert Aliaj, që bashkëshortja e tij prej 31 vitesh mban në profilin e saj në facebook. Por përveç çiftit, vajzës së tyre 10 vjeçare Gala dhe djalit Krist, pjesë e fotos është dhe një vajzë simpatike bionde, që mësohet është e fejuara e të birit 26 vjeçar. Ajo është e huaj, dhe përveç lidhjes së konsoliduar me djalin e tyre, është bërë tashmë pjesë e pandarë e familjes. Por aq bukur duken të gjithë së bashku në foto, sa portreti i tyre familjar nuk ka mbetur pa u komentuar nga miqtë. “Moza, tani urgjent më shpjego kush është nusja, kush goca e kush mami, kush çuni e kush babi, se u hutuam krejt ne nga ana tjetër e botës”, ishte një prej komenteve. Ndërsa një tjetër mikeshë e bashkëshortes së anëtarit të jurisë së “Dance with me” në “Tv Klan”, shkruante: “Sa bukur kur nusja e djalit konkurron me vjehrrën, në foto nuk i dallon dot. Uroj të mos dallohen edhe në jetë, të jenë si dy motra të dashura, të bukura. Qofshi të lumtur familjarisht!” Robert Aliaj, këngëtari me zërin e bukur në vitet ’80-të, akualisht është kurator i shumë eventeve artistike si projekti i filmit “Tirana 48 Hour Film Project”. Meqenëse në pozicionin e anëtarit të jurisë së spektaklit “DWM” ai shfaq një personalitet kundër rrymës, ka ngjallur shumë kuriozitet për jetën larg ekranit. Ai ka një familje tradicionale në Bruksel, të krijuar me bashkëshorten e tij simpatike prej tri dekadash. Artisti 56 vjeçar kalon shumë kohë pranë familjes dhe sidomos me vajzën Gala, e cila është angazhuar që e vogël në botën e modës. Si i apasionuar pas udhëtimeve, Bert Aliaj shpesh udhëton me ta në vende të ndryshme të botës.