
Rita Ora pranoi biseksualitetin/ “The sun” nxjerr emrin e ish-të dashurës së famshme
Të premten Rita Ora pranoi publikisht se është biseksuale, e po atë natë lançoi edhe këngën e saj më të re “Girls”, dedikuar komunitetit të LGBTI. Për produksionin në fjalë ylli shqiptar tha se fraza e tekstit: “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.Por është një vajzë në veçanti që Rita Ora ka pasur në mendje, kur ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge. Sipas “The Sun”, Cara Delevingne, e cila ka pranuar shumë kohë më parë faktin se është lesbike, është edhe vajza e cila ka bërë Rita Orën të mendojë edhe për seksin e njëjtë.Dy artistet prej kohësh kanë pranuar miqësinë mes tyre, por deri më tani asgjë më tepër nuk është pranuar publikisht. Së fundi Rita Ora u përfol për një flirt me reperin nga Kosova, Ledri Vulën.
