Rita Ora ndodhet në Prishtinë, kush është mashkulli që e shoqëron?

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka mbërritur një ditë më parë në Prishtinë.

Rita-Ora-3

Ora erdhi në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF).

Rita-Ora-2

Ditën e djeshme ajo u fotografua në aeroportin “Adem Jashari” teksa zbriste e vetme shkallët e avionit. Ndërsa sot u mësua se këngëtarja me famë botërore shoqërohet nga babai i saj, Besnik.

Rita-Ora-4

I ati i këngëtares ka publikuar në “Instastory” një video të realizuar na sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ndërkohë është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në vendlindje, Rita Ora do të ketë takime edhe me viktimat e dhunës seksuale.