Rita Ora fotografohet me të dashurin e ri

Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.

Këngëtarja e “Girls” dhe krijuesi i videove muzikore, 39-vjeçar, u fotografuan duke u kthyer në shtëpinë e saj në orët e hershme të së shtunës.

Dalja dhe takimet e dyshes vijnë pasi deklaratave se ata janë në një lidhje serioze.

Artistja shijoi një natë në klubin ‘The Little Yellow Door’ në Notting Hill, Londër, të premten në mbrëmje për të festuar 30 vjetorin e lindjes së mikes së saj, Anda Vlasaku. Rita ishte e shoqëruar nga partneri i saj i ri, Romain, ndërsa të famshmit tjerë të pranishëm ishin Vas J Morgan, Liam Payne me Maya Henry etj.

Çifti thuhet se qëndruan në festë deri në 6:30 të mëngjesit para se të ktheheshin në shtëpinë e Ritës në orën 7:00.