Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë, ja çfarë i bashkoi dy këngëtaret shqiptare armike me njëra-tjetrën

Dua Lipa dhe Rita Ora do të bëhen për herë të parë bashkë në një projekt bamirësie.

Dy këngëtaret shqiptare, që njihen për armiqësinë mes tyre, do jenë pjesë e coverit të këngës Foo Fighters’ Times Like These. Ky projekt është iniciuar nga BBC radio dhe do transmetohet të dielën.

Mes këngëtarëve të tjerë që do të jenë pjesë e projektit janë Ellie Goulding, Sean Paul, Bastille, Hailee Steinfeld, 5 Seconds of Summer dhe Chris Martin.

Të ardhurat nga projekti Stay Home Live Lounge do shkojnë për fondacionin Covid-19-Solidarity Response Fund të OBSH-së.

“Jam kaq krenare që ishim në gjendje të bëheshim bashkë për të realizuar këtë këngë dhe mezi po pres ta dëgjojnë të gjithë,”– tha Dua në një deklaratë. “Jam me të gjithë njerëzit në mbarë botën në këtë kohë të vështirë. Ju dua të gjithëve.”

/Panoramaplus.al