Riselda Sejdija nis plazhin, ja si argëtohet në Golem
Balerina dhe profesoresha e Universitetit të Arteve në Tiranë, Eriselda Sejdija ka nisur plazhin për këtë vit, edhe pse sapo kemi hyrë në muajin prill. Me bikini dhe një bluzë veshur ajo fotografohet duke vrapuar në breg të detit në plazhin e Golemit. Ajo duket shumë në formë si gjithmonë dhe energjike për ta shijuar jetën në maksimum. Kujtojmë që Riselda është nënë e një djali nga martesa me Hajdin Sejdia./Story.al/