“Rikthime te dashuritë e vjetra”, astrologia Krisanthi bën parashikimin për fundin e vitit
Astrologia Krisanthi Kalogeri, një mikeshë e përhershme e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, këtë herë ishte e pranishme në studio dhe jo në ‘videocall’, siç jemi mësuar ta shohim sa herë që ajo bën parashikimet se çdo ndodh me jetën e secilës shenjë. Krisanthi ka thënë se ka ardhur me lajme të mira, pasi sipas astrologes, 2022 do mbyllet me lajme të mira për të gjitha shenjat, Hëna e re më datë 23 pritet të sjellë mbarësi
“Kam kënaqësi se sot vij me lajme të mira. Duket se 2022 në fund do të në kënaqi dhe të na shpërblejë për ato vështirësitë pengesat apo mërzitjet që na dha në gjithë pjesën e tij, pra në datën 23 Dhjetor do kemi një Hënë të re në Bricjapit e cila ka një lidhje jo harmonike, por gjithsesi ka një lidhje të mirë me Jupiterin kështu që është premtuese, do sjellë fat dhe gjëra shumë të mira për ditët që vijojnë”, tha astrologia para se të bënte parashikimin për secilën shenjë.
Dashi– Duke filluar nga data 20 Jupiteri kalon në shenjën e tyre, do kenë përparim, zhvillim lulëzim, do të favorizohen me tema që kanë të bëjnë me studime. Kjo hënë e re zhvillohet në shtëpinë e tyr3e të dhjetë. Kjo do ju sjell një sukses të riu në punë. Duhet të përfitojë në veten e tyre dhe në karrierën e tyre.
Demi– Është një nga shenjat më të favorizuara të hënës së re, zhvillohet në shtëpinë tuaj të 9. Mund të bëni një projektim të ri jete. Rishikoni studimet, bëni një udhëtim. Mund t’i riktheheni një marrëdhënie që keni ndërprerë. Do të ndiheni mirë nga ana psikologjike dhe do keni një projekt të ri jete.
Binjakët– Do të kenë përfitime duke filluar nga kjo hënë e re në sferën ekonomik, do kenë zgjerim në aspektin social. Është një periudhë shumë e mirë për ta që të bëjnë një retrospektiv, të shikojnë çfarë kanë bërë.
Gaforrja– Edhe ajo është e favorizuar nga kjo hënë e re, kalon në një cikël ku do të ketë suksese dhe arritje në punë. Do ketë bashkëpunime afatgjate që do i sjellin përfitime financiare. Ata që janë në kërkim të një marrëdhënie mund ta gjejnë tani, të kthehen në një marrëdhënie të vjetër, apo ta vënë një marrëdhënie të vjetër në nivele të reja.
Luani– Jupiteri kalon në Bricjap, Luani gjatë kësaj periudhe do ketë një jetë të përditshme të mbingarkuar. Por do futet në një periudhë shumë të mirë, do ketë mundësi të bëjë udhëtime, për këtë ditë duhet të bëjë kujdes të mos nxitohet, sidomos me ligjin.
Virgjëresha– Kalon në një cikël të ri ku do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e të tjerëve. Hëna e re ndodhet në shtëpinë tuaj të 5 prandaj është momenti të gjeni një dashuri të re, t’i riktheheni një të vjetre, të kaloni bukur me të dashurin tuaj, të merrni gëzime nga fëmijët. Është një periudhë me fat për ju prandaj përfitoni.
Peshorja– Kalon në një cikël ku do të jetë fat dhe bashkëpunim. Me këtë hënë të re keni mundësinë të rregulloni probleme që ju shqetësojnë në familjen tuaj, mund të merreni me rinovimin e shtëpisë, por studioni rrethanat dhe veproni nga Janari.
Shigjetari– Kalon në një periudhë ku do të ketë fat deri në pjesën e parë të 2023. Çdo gjë është në dorën tuaj. Kjo hënë e re për ju sjell një bashkëpunim të mirë ekonomik. Nuk ka shumë qëndrueshmëri Shigjetari, nëse duan të bëjnë investime nuk është momenti i duhur.
Bricjapi– Një fillim i ri për ju, mund të bëni ndryshimet që doni te vetja juaj. Do kaloni mirë me njerëzit e familjes, me të afërmit, por mund të krijoni foletë tuaja. Kjo fillon tani dhe do vazhdojë në pjesën e parë të vitit.
Ujori– Duhet të qetësohet, të shijojë festat, por do jenë në lëvizje, në kontakte për të promovuar punën e tyre.
Peshqit– Do kenë mundësi të kenë fat në fushën ekonomike, financiare duke filluar që tani edhe në të gjithë 2023 do jenë më të favorizuarit në anën financiare. Me këtë hënë të re keni mundësi të dilni, të pranoni ftesat atje ku ju ftojnë, mund të gjeni të dashurin tuaj që të filloni një marrëdhënie tani e më vona të shikoni se si do ecë.
Akrepi– Do të jetë shumë i aktivizuar në këtë periudhë, qëllimi i gjithë kësaj lëvizje do të jetë përmirësimi jetës së tyre të përditshme. Do kenë mundësi të përmirësojnë shëndetin e tyre, mund të jenë në një punë me kushte më të mira./tvklan.al