Rikthehet Nertila Koka, fama e re si kuzhiniere në Suedi
Këngëtarja e njohur e hit-it të viteve ’80, “Dy gëzime në një ditë”, Nertila Koka ka vendosur të rikthehet edhe njëherë tek publiku shqiptar. Këtë herë Nertila nuk është kthyer si këngëtare, por si një ‘blogger-e’ ushqimi. Nertila ka hapur një kanal të ri në ‘Youtube’, në të cilin do të prezantojë receta të ndryshme gatimi. Në videon e parë që ajo ka publikuar ka treguar përgatitjen e një buke të bërë në shtëpi, sipas Who. Pavarësisht se është larguar prej vitesh nga skena muzikore shqiptare, duket se tek Nertila nuk ka ndryshuar asgjë në pamje. Këngëtarja shqiptare prej shumë kohësh jeton në Suedi së bashku me familjen e saj.