Rikthehet në tregun muzikor Ledina Çelo

Ledina Çelo është larguar prej vitesh nga skena muzikore.

Për shkak se ajo vendosi të përqëndrohej te familja, kanë munguar projektet e saj artistike. Por duket se pritjes së fansave të saj u erdhi fundi. Ledina do të rikthehet dhe këtë e bëri të ditur në rrjetin social Instagram. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo postoi një fotografi ku shihet në studio dhe përshkrimi thotë, “Së shpejti”.

Ende nuk dihet data e saktë se kur do të mundemi të dëgjojmë projektin e saj.

View this post on Instagram

#soon

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on