Rike Roçi nis karrierën si aktore në Itali: Si më zgjodhën regjisorët e serialit të famshëm “Gomorra”

Ish-lojtarja e bukur e “Big Brother” dhe tifoja shqiptare më seksi, tashmë i ka hyrë karrierës së ëndërruar, kinemasë. Ish-banorja e “Big Brother” 3, tregon se ka nisur studimet pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali, lidhur me aktrimin.

1550330191528-1

Pak ditë më parë modelja nga Durrësi postoi në Instagramin e saj një video në ‘Instastory’ ku shfaqeshin dy sekuenca të shkëputura në teatër ku në kuadër shihej Rike. Sipas mediave online u tha se ajo kishte nisur provat si aktore në një rol të rëndësishëm në teatër. Për “Panorama Plus”, Rike Roci konfirmon faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës. “Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus në angazhimet e mia të përditshme tashme hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme”, tha ajo.

received_319207055370580-1

Po ku ka arritur deri tani dhe me kë po bashkëpunon, për të hyrë në tregun e filmin italian si aktore?” Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra”, etj, të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi ajo për Panorama Plus. Mesa duket ish-banorja ka arritur që me forcat e saj të realizojë atë që prej kohësh e kishte ëndërr duke e bërë realitet. Në postimet e mëparshme dhe deklaratat e dhëna dukej se Rike e kishte të parën në listë ëndrrën që të realizonte pasionin e kinemasë, dhe tashmë dyert janë hapur që kur fitoi audicionet në Akademinë e kinemasë në Romë, ndër më të mirat në Itali. Ky ndryshim në jetën e saj vjen 7 muaj pasi e pamë në Tiranë në “Top Arena” në “Top Channel”, ku përveçse tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit, edhe njëherë tjetër mori vëmendjen me format e saj. Me një veshje që i nxirrte në pah “asetet” e saj, ajo u komentua nga të ftuarit në studio, por të pafundme ishin edhe komentet në rrjetet sociale për të. Disa prej tyre bënin pyetjen nëse Rike Roçi dukej më bukur në stadiumin e Europianit apo në programin me të ftuar, kryesisht meshkuj, të njohur në “Top Arena”? Rike postoi një album fotosh e rrethuar nga të ftuarit e tjerë në studio, ku binte në sy për format e bukura. ”Ti tërbon një studio dhe audincën moj goce”, ishte një nga komentet që iu bënë Rikes pas shfaqjes së saj në ekran. Kujtojmë që tifozja kuq e zi, Rike Roci dhe mikesha e saj Irid Oxa ranë në sy të “Euro 2016”, pas fotove të tyre nga stadiumi. Të dyja shumë tërheqëse dhe me dekoltetë që binin në sy, fotot e tyre bënë xhiron e botës brenda 24 orëve./Panorama Plus