Rike Roçi çmend banorët e Ksamilit me format e saj, zhvishet e para në plazhin pa asnjë turist

Screenshot_2019-03-10-19-29-58-2
Ish-lojtarja e bukur e “Big Brother” dhe tifozja shqiptare më seksi që kanë komentuar mediat italiane ka çuditur banorët e Ksamilit këto ditë të para marsi, pasi ka nisur plazhin e para. Pranë detit ku mungonin turistët, Riken e kanë parë disi çuditshëm, ndërsa është zhveshur dhe ka ekspozuar format bombastike, edhe pse temperaturat janë ende të ulëta për të bërë plazh. Rike e ka shprehur gjithmonë pasionin e saj për detin dhe udhëtimet dhe duket se disa ditë qëndrimi në Shqipëri i ka shfrytëzuar për pak plazh, por jo në qytetin e saj të lindjes, Durrës. Ajo është arratisur në Jug drejt bregdetit të Ksamilit, ku dhe ka postuar në Instagram foton e saj për 8 Mars, ku sytë mbeten tek gjoksi. Shumë komentues ia kanë vënë në dukje këtë aset, dhe Rike me modesti i ka mirëpritur. Kujtojmë që ajo jeton në Milano prej shumë vitesh, ku dhe tashmë i ka hyrë karrierës së ëndërruar, kinemasë. Ish-banorja e “Big Brother” 3, ka rrëfyer se ka nisur studimet, pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin. Pak ditë më parë, modelja nga Durrësi postoi në “Instagram”-in e saj një video në “Instastory”, ku shfaqeshin dy sekuenca të shkëputura në teatër dhe në kuadër shihej Rike. Sipas mediave online, u tha se ajo kishte nisur provat si aktore në një rol të rëndësishëm në teatër. Për “Panorama Plus”, Rike Roçi konfirmon faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin, ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës. “Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme”, tha ajo. Po ku ka arritur deri tani dhe me kë po bashkëpunon, për të hyrë në tregun e filmit italian si aktore?” Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi ajo për “Panorama Plus”. Mesa duket, ish-banorja ka arritur që me forcat e saj të realizojë atë që prej kohësh e kishte ëndërr duke e bërë realitet. Në postimet e mëparshme dhe deklaratat e dhëna dukej se Rike e kishte të parën në listë ëndrrën që të realizonte pasionin e kinemasë dhe tashmë, dyert janë hapur qëkur fitoi audicionet në Akademinë e Kinemasë në Romë, ndër më të mirat në Itali. Ky ndryshim në jetën e saj vjen 7 muaj pasi e pamë në Tiranë në “Top Arena” në “Top Channel”, ku përveçse tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit, edhe njëherë tjetër mori vëmendjen me format e saj./Panorama Plus