Rihanna pushtohet nga mendimet torturuese: Si do të ishte jeta ime po të martohesha e Chris Brown
Një histori dashurie që ka një fillim, por jo një fund. Ndoshta nuk mund ta besoni, por mediat ndërkombëtare po flasin me siguri të plotë këto kohë, rreth faktit se këngëtarja e famshme Rihanna ka ende ndjenja për ish-të dashurin e saj, Chris Brown. Mund ta imagjinoni nëse Rihanna dhe Brown të ishin martuar bashkë, siç e përmendi ai në dokumentarin e tij? “Rihanna ka kuptuar se ende ka ndjenja për ish-in e zemrës, Brown. Dihet botërisht që marrëdhënia mes tyre nuk u mbyll mirë, por deri atëherë çdo gjë shkonte për mrekulli. Por pas kaq kohësh Rihanna-n po e torturon ideja “po nëse të isha gruaja e Brown, sa ndryshe do të ishte jeta ime nëse të dy do të përfundonim bashkë?”. Mendimet torturuese që kanë pushtuar artisten i rrëfeu një burim i sigurt i HollywoodLife.com.