Rezultoi pozitiv me koronavirus, mësohet gjendja shëndetësore e ish-kampionit të botës
Ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1986 Karlos Bilardo nuk është infektuar me koronavirus.
Vëllai i tij, Horge rrëfeu se ish-tekniku argjentinas nuk ka asnjë sëmundje virale, ndërsa shton se analizat laboratorike rezultuan të gabuara.
“Vëllai im nuk ka asgjë, ishte një gabim në analizat e laboratorit”, deklaron Horge Bilardo.
Në lagjen, ku po ai kurohet prej një sëmundjeje neurodegjeneruese, rezultuan pozitiv me COVID-19 10 persona. Dje, mediat e huaja raportuan se ish-kampioni i botës me Argjentinën në Kupën e Botës 1986 ishte infektuar me koronavirus.
PANORAMASPORT.AL