Rezart Veleshnja: Jam dashuruar me një mjeke, do të jetë gruaja e jetës sime
Aktori i disa roleve në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja është duke jetuar një histori të vërtetë dashurie. Këtë herë ai na ka prezantuar në rrjetet sociale me një vajzë brune në krah duke shijuar Gjermaninë, ndërsa shkruan: “Dashuria ime S”, pra lë kështu enigmë identitetin e plotë të saj. Kjo nuk është hera e parë që aktori publikon fotografi me të njëjtën vajzë, shoqëruar me dedikime dashurie. Çifti ndodhen këto ditë të para të janarit në Gjermani, vendi ku flitet se jeton e dashura. Aktori ka shfrytëzuar mbylljen e sezonit “Portokalli” për t’iu gëzuar dashurisë full time, duke e konsideruar këtë kohë që po kalon pranë saj si muaj mjalti të vërtetë. I pyetur nga gazeta “Panorama” për këtë histori të bukur dashurie ai tregon: “Mund të them vetëm që e dashura ime jeton prej 20 vitesh në Gjermani, është me profesion mjeke dhe e them me bindje se e shoh si gruan e jetës, pra ajo do të jetë nusja ime’, tha Rezi për “Panorama”. Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të spikatur në “Portokalli”, i cili numëron role nga më të ndryshmit, që nga personazhe të thjeshtë e deri tek emra të njohur të ekranit.