Rey Manaj çift për një natë, misteri i partneres që “zhduku” brenda 24 orëve në Spanjë
Jeta e sulmuesit të talentuar të Kombëtares, i cilësuar si “famkeqi” për karakterin e tij në lojë I ka shkaktuar disa ndëshkim.
Si kurrë më parë sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rey Manaj u shfaq me një vajzë në disa foto, të cilat në mënyrë të mistershme i fshiu brenda 24-orëve nga Instagrami i tij.
Në këtë eksperiencë unike duke përjetuar të qenit çift për një natë, 23-vjeçari u shfaq si model me një vajzë, të cilën nëse do të ishte thjesht modele do e kishte bërë tag. Jo pa qëllim ai e la enigmë emrin e vajzës që i ulej mes këmbëve në mënyrë sensuale, ndërkohë që ndjekësit e futbollistit filluan t’i bënin komente duke i dëshmuar se sa shkonin si çift. Ligjërimi i një marrëdhënieje të tillë nuk i pëlqeu Rey-t, i cili nxitoi t’i fshinte fotot çift nga profili i tij në Instagram.
Bashkë me fotot ai “zhduku” nga profili dhe vajzën në fjalë, e cila flitet se është spanjolle, foto që revista “Story” ua sjell për t’i parë. Nga ai set, pak ditë më parë Rey publikoi edhe një foto ku shfaqej i zhveshur, por që dhe atë e fshiu menjëherë për të shmangur komentuesit e shumtë. Dihet që Rey shquhet për faktin se i pëlqen ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut. Ndërkohë pas golit të shënuar në derbin kundër Espanyol B, ai ka provuar suksesin edhe në një fushë tjetër, atë të modelit.
Një eksperiencë e re për sulmuesin lushnjar të Kombëtares, që shfaqet si model. Manaj ka pozuar për një firmë veshjesh dhe eksperiencën e tij e ka zbuluar edhe për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa reklamoi veshjet, bashkë me modelen në fjalë, për të cilën komentuesit thanë se mund të kishte intimitet. Manaj është pjesë e Barcelona B në Spanjë, ndërkohë që më parë në vendin iberik ka veshur fanellën e Granada dhe Albacete. Në Itali ai ka luajtur me Cremonese, Inter, Pescara dhe Pisa.
Ndërkohë po flitet se ai është drejt rikthimit në Itali, pasi dy klube të njohura janë vënë në garë për shqiptarin e talentuar. Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është i lidhur me rikthimin në Seria A. Sulmuesi kërkohet nga Crotone, skuadër që synon përforcime në sulm dhe shpreson për mrekullinë që të largohet nga zona e rrezikshme. Sipas ekspertit te merkatos, Gianluca di Marzio, edhe Pescara e Seria B ka shprehur interesim për shqiptarin. Manaj momentalisht është te ekipi i dytë i Barcelonës, mirëpo ende s’ka pasur mundësinë të bëjë debutimin në ekipin e parë, vetëm disa herë është ftuar në stërvitje me ekipin e parë. Rey Aldo Manaj, është 1.82 m i gjatë dhe mban numrin 22 në fushë.
Ai lindi në Lushnjԯ më 24 shkurt 1997 dhe më pas emigroi në Itali me familjen e tij. Ishte Italia vendi ku ai nisi karrierën si futbollist, fillimisht duke luajtur me Piacenzën në moshën 11 vjeç. Ai gjithashtu pati dy prova të pasuksesshme në akademitë e klubeve elitare Milan dhe Atalanta. Pasi u bashkua me akademinë e Piacenzës, Manaj arriti sukses kolektiv dhe individual. Në vitin 2012, akademia e drejtuar nga familja e Leonardo Garillit shpalli falimentin duke bërë që Manaj të kalonte te U.S. Cremonese. Në vitin 2013, Manaj u huazua te akademia e të rinjëve të Sampdorias e drejtuar nga Pedone. Gjatë një ndeshje stërvitore ndaj ekipit të parë, Manaj gjuajti nga mesi i fushës pasi pa vendosjen e gabuar të portierit Júnior da Costa, megjithatë, gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Kjo bëri që trajneri Pedone ta paralajmëronte duke i thënë: “Nëse e përsërit herës tjetër do të të zëvëndësoj!” Disa javë më pas, Manaj e përsëriti atë gjuajtje në ndeshjen ndaj primaverës së Sienës, këtë herë duke shënuar. Duke kujtuar se çfarë kishte ndodhur në stërvitje disa javë më para, Manaj ju drejtua Pedones: “Trajner, a është mirë kështu?”
Sampdoria kishte mundësi për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit pas përfundimit të huazimit më 30 qershor 2014 për 300,000 €, por pas një ndryshimi në pronësi, koha e marrëveshjes mbaroi duke bërë që Manaj të rikthehej te Cremonese. Megjithatë, Sampdoria u paraqiti kërkesën për të blerë Manaj pas 30 qershorit, por presidenti i Cremoneses, Luigi Simoni, tashmë kërkonte 700,000 € për një marrëveshje bashkpronësie, por Sampdoria refuzoi.
Më 14 korrik 2015, pas shumë spekullimeve në lidhje me të ardhmen e tij, Manaj u zyrtarizua nga klubi italian i Serie A Inter në një marrëveshje pesëvjeçare; Zikaltrit paguan 1 milion €. Përveç pagesës, klubi i dha Cremoneses edhe shërbimet e lojtarëve Fabio Eguelfi dhe Francesco Forte. Pas transferimit, Manaj u përfshi në stërvitjen e ekipit të parë nga trajneri Roberto Mancini. Në një intervistë të dhënë në tetor 2015, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi deklaroi se Manaj mund të ishte pjesë e ekipit që do të luante në UEFA Euro 2016 në Francë, megjithatë në maj 2016, Manaj nuk ishte pjesë e listës paraprake me 27 lojtarë.
Në gusht 2016, pas përfundimit të turnamentit, Manaj u përfshi në ekip për ndeshjen miqësore ndaj Marokut dhe ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Maqedonisë. Sa i përket stilit të lojës Manaj është një sulmues qendror, i aftë të luajë me të dyja këmbët si dhe është i aftë të shënojë me kokë. Ai ka një teknikë të mirë dhe zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga distanca. Pavarësisht aftësive në fushë, Manaj është famkeq për karakterin e tij në lojë, që gjatë karrierës i ka shkaktuar disa ndëshkime të panevojshme. Trajneri italian Roberto Mancini, me të cilin Manaj punoi gjatë kohës te Interi, deklaroi se sulmuesi ka një talent të madh, të ngjashëm me atë të Mario Balotellit, por gjithashtu shtoi se ai është “Ibrahimović i ri”./www.story.al