“Revoltohet” Laert Vasili: Të gjithë jemi fajtorë, kemi vrarë familjen
Vrasja dhe më pas groposja e kryefamiljarit në Durrës ka tronditur shoqërinë. Ajo që i ka shtuar dhe më shumë dozën e dhimbjes, është qëndrimi gjakftohtë i fëmijëve, të cilët para gjykatës e pranojnë autorësinë pa iu dridhur zëri.
Polemisti Laert Vasili, i ftuar në “360 Gradë”, tha se modelet e gabuar të shoqërisë shqiptare e kanë vrarë familjen. Ai thekson se të gjithë janë përgjegjës për dhunimin e vlerës më të shenjtë, familjen.
“Nuk e pyet vajzën ku e gjete Jaguarin? Ku e gjete pishinën dhe nuk e ka problem ta nxjerr vajzën nga shtëpia te i forti i radhës duke i ofruar vilën. Të gjithë e kemi fajin. Ne vramë shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare vrau familjen”, tha ai.
Gjatë diskutimit, Vasili shtoi se dhuna është kthyer në “normë sociale” dhe ajo promovohet gjithkund në rrjetet sociale.
“Shikoni se çfarë bëjnë rrjetet sociale, ky promovim i dhunës, ky promovim i imoralit të qelbur. Është vrarë familja shqiptare”, shtoi ai.
konica.al